
Një 54-vjeçar punonjës i UKT në Sarndë, ka humbur jetën gjatë orarit të punës.
Sipas informacioneve 54-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale brenda ambienteve të pompave të ujësjellësit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të plota të ngjarjes.
"Sot, në fshatin Bërdënesh, Sarandë, ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale (dyshohet arrest kardiak), brenda ambienteve të stacionit të pompave të ujësjellësit, punonjësi i stacionit, shtetasi G. H., 54 vjeç.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje