TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Prill 2025, 13:28

Grup kriminal me Durim Bamin, GJKKO jep vendimin për ish-efektivin e RENEA-s, Altin Morina

Shkruar nga Pamfleti
Grup kriminal me Durim Bamin, GJKKO jep vendimin për ish-efektivin e
Altin Morina

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për ish- efektivin e RENEA-s, Altin Morina që u arrestua dje.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa SPAK e akuzon Morinën se bashkëpunoi me Durim Bamin për kultivim droge kryesisht në zonën e Niklës dhe të Tapizës.

Ky bashkëpunim thotë SPAK, është bërë gjatë kohës që Morina ishte punonjës i Policisë së Shtetit, në repartin RENEA.

45-vjeçari akuzohet për veprën penale kultivim të bimëve narkotike, e kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

Ish-efektivi është arrestuar edhe më herët nga policia. Në mars të vitit 2023 ai u prangos pasi në makinën me të cilën po lëvizte në zonën e Kodrës së Diellit iu gjetën 113 mijë euro. Më pas gjykata e la të lirë duke caktuar detyrim paraqitje, pasi Morina pretendonte se shuma e parave ishte marrë hua tek një miku i tij biznesmen, për arsye shëndetësore.

altin morina

Lini një Përgjigje