TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Prill 2025, 13:27

RENEA operacion në Shkodër! Eljo Hato ‘shpëton’ sërish, mes 6 të shoqëruarve në polici edhe i vëllai

Shkruar nga Pamfleti

RENEA operacion në Shkodër! Eljo Hato ‘shpëton’

Nuk dihet nëse operacioni është dekonspiruar, apo Hato nuk ka qenë në banesë gjatë kontrolleve.

Një tjetër operacion i forcave RENEA ka dështuar në Shkodër për gjetjen dhe arrestimin e Eljon Hatos, i shpallur në kërkim në kuadër të dosjes “Metamorfoza” që prej vitit 2023.

Burime bëjnë me dije se kontrolle të shumta janë kryer në zonën e Rrethinave në Shkodër në orët e mbrëmjes, por Hato sërish nuk është gjetur.

Mësohet gjithashtu se nga ky aksion janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje 5 apo 6 persona, në mesin e të cilëve edhe vëllai i Eljon Hatos. Edhe më herët RENEA ka kryer disa operacione për arrestimin e tij në Shkodër dhe Tiranë por nuk ka mundur ta gjejë.

Nuk dihet nëse operacioni është dekonspiruar, apo Hato nuk ka qenë në banesë gjatë kontrolleve.

Kush është Eljon Hato?

Eljon Hato është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai njohet ndryshe edhe si miku i Ervis Martinajt, një tjetër person me të shkuar të errët dhe që prej shumë kohësh vijon të mbetet mister fati për jetën e tij.

Elton Hato, një emër me rekorde kriminale, ka qenë i përfshirë në vrasjen e bujshme në zonën e ish-bllokut në vitin 2018, ku mbeti i vrarë një person. I konsideruar “ushtari” i Ervis Martinajt, Eljon Hato mbeti i plagosur në përplasjen me armë brenda lokal “Monopol” ku u vra Fabiol Gaxha.

Më 12 maj të vitit 2014, Eljon Hato, asokohe 24 vjeç nën efektin e alkoolit ka vrarë një moshatarin e tij pas një sherri banal. Një vit më vonë kur ai ndodhej  në burgun e ShënKollit, Hato, u akuzua se porositi vrasjen e mjekut radiolog të spitalit të Shkodrës, Agron Terolli, si hakmarrje për një shok që ishte plagosur nga djali i Terollit. Hato kishte “pajtuar” një 21-vjeçar i cili do të kryente vrasjen, por policia arriti ta parandalonte ngjarjen e rëndë. 

Lini një Përgjigje