TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Korrik 2023, 14:47

A pati përpjekje për manipulim të atentatit në Fushë-Krujë?

Shkruar nga Pamfleti
A pati përpjekje për manipulim të atentatit në
Gentjan Bejtja dhe Ramazan Sino

Atentati pas mesnatës në Fushë Krujë u shoqërua me disa informacione kontradiktore, megjithëse grupi i hetimit pati disa orë kohë në dispozicion për të dalë me një deklaratë paraprake, të paktën me të dhënat e sakta të viktimës, Ramazan Sino dhe dy fëmijëve të plagosur.

Por, në orët e paradites viktima u paraqit si një shtetas 46 vjeçar, ndërsa u fol për një të plagosur 18 vjeçar. Informacioni u korrigjua më vonë, ku viktima u identifikua si Ramazan Sino, 29 vjeç dhe të plagosurit ishin dy fëmijët e Gentjan Bejtjas 13 dhe 10 vjeç.

Doli edhe informacioni se shënjestra e atentatit, Gentjan Bejtja ndodhej në banesë, e më pas ky informacion u përgënjeshtrua nga një tjetër ku thuhej se nuk ishte në banesë.

Në përpjekje për të mësuar më shumë detaje mbi tragjedinë, mediat cituan burime të thonin më vonë se Gentjan Bejtja kishte qenë në makinë me viktimën kunatin e tij Ramazan Sino, 29 vjeç dhe më pas edhe ky informacion u përgënjeshtrua nga një tjetër.

E gjithë seria e informacione kontradiktore që rrodhën në media në lidhje me moshën e viktimës, apo dinamikën e ngjarjes ngre dyshime se nuk kanë pasur si burim nxitimin e mediave për të pasqyruar sa më shpejt ngjarjen, por me gjasë një apo më shumë burime që i kanë shpërndarë enkas këto informacione nën dyshimet për t’i fshehur publikut një detaj jo me pak rëndësi.

Detaji lidhet me faktin që viktima, 29-vjeçari Ramazan Sino ishte prej kohësh shofer në Prokurorinë e Apelit në Tiranë, madje edhe shofer i Genti Xholit, drejtues i kësaj prokurorie.

Sigurisht, i ndjeri nuk mund të fajësohet as penalisht dhe as moralisht për faktin se ishte kunati i një emri me precedentë të theksuar kriminalë që ka qenë objektiv i disa atentateve. Ligjërisht as prokuroria që e ka punësuar pranë saj si shofer jo.

Por, moralisht tragjedia e Ramazan Sinos ngre pikëpyetje të mëdha mbi dyshimet e perceptimin e publikut për mpleksjen e organeve të drejtësisë me krimin./ vox

gentjan bejtja ramazan sino

Lini një Përgjigje