TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shtator 2024, 10:07

‘5 mijë euro ose të publikoj fotot’; kush është 30-vjeçari i shpallur 7 herë në kërkim që shantazhoi të renë dhe familjen e saj

Shkruar nga Pamfleti
‘5 mijë euro ose të publikoj fotot’; kush është
 Indrit Vucaj

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili dyshohet se shantazhonte një shtetase me synim marrjen e një shume prej 5 mijë euro.

I arrestuari ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, një 33-vjeçare dhe familjarët e saj, për mospublikimin e disa fotove dhe videove personale të 33-vjeçares, në rrjete sociale.

Në pranga ka rënë Indrit Vucaj, i cili më përpara ka qenë 7 herë i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale dhe i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve në shtetin zvicerian.

Si të mos mjaftonte kjo, i riu postonte vazhdimisht foto me tufa me para në rrjetet sociale, që nuk dihet nëse kanë qenë ato që ka përfituar nga shantazhi apo jo.

Indrit Vucaj dhe akuzohet për “Përndjekja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

“Falë veprimeve hetimore profesionale nga specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve Kibernetike, të kryera gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, i cili dyshohet se ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, një 33-vjeçare dhe familjarët e saj, për mospublikimin e disa fotove dhe videove personale të 33-vjeçares, në rrjete sociale”- sqaron policia.

 indrit vucaj

Lini një Përgjigje