TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shtator 2024, 15:31

Qëlloi me armë ndaj 3 kushërinjve dhe fqinjit të tij, arrestohet 50-vjeçari në Durrës!

Shkruar nga Pamfleti

Qëlloi me armë ndaj 3 kushërinjve dhe fqinjit të tij,

Një 50-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu mbrëmjen e djeshme, drejt 4 personave në Manëz të Durrësit pas një konflikti me të çastit. Fatmirësisht vetëm dy persona janë dëmtuar lehtë nga të shtënat.

3 nga personat me të cilët është konfliktuar 50-vjeçari rezultojnë të jenë kushërinjtë e tij ndërsa i katërti është fqinj. Pas konfliktit policia ka arrestuar autorin dhe ka sekuestruar armën e gjahut.

Njoftimi i policisë:

Durrës/ Për motive të dobëta, u konfliktua me 4 shtetas (3 kushërinjtë dhe fqinji i tij) dhe qëlloi me armë gjahu drejt tyre, arrestohet 50-vjeçari. Sekuestrohet arma e gjahut.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin N. D., 50 vjeç, banues në fshatin Shkallë, pasi në mbrëmje, në rrugën e këtij fshati, është konfliktuar dhe ka qëlluar me armë gjahu çifte drejt kushërinjve të tij, 3 vëllezërve, shtetasve K. D., 23 vjeç, M. D., 29 vjeç dhe Z. D., 26 vjeç, të tre banues në fshatin Shkallë, dhe ndaj fqinjit të tij, shtetasit B. S., 41 vjeç. Nga të shtënat janë dëmtuar lënduar lehtë shtetasit M. D. dhe Z. D.

Arma e gjahut që dyshohet se ka përdorur 50-vjeçari, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje