TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shtator 2024, 15:15

U ekstradua nga Kolumbia në Shqipëri, kush është Admir Tutaj që trafikonte armë drejt Britanisë së Madhe

Shkruar nga Pamfleti
U ekstradua nga Kolumbia në Shqipëri, kush është Admir Tutaj
Admir Tutaj

Publikohet fotoja e Admir Tutaj, i cili u ekstradua sot nga Kolumbia në Shqipëri.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale: “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Forma të veçanta bashkëpunimi Organizatat Kriminale” dhe“ Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupe të strukturuara kriminale”.

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për të riun.

Në prill të vitit 2023, Policia e Shtetit ndërmori një aksion në pikën e kalimit kufitar të portit të Durrësit duke zbuluar fije të veprimtarisë kriminale të Admir Tutaj.

Në mjetin furgon tip Benz me targa “KS 15 MZN” u gjetën dhe u sekuestruan një arsenal armësh të fshehura në një tavolinë druri në cilësinë e provës materiale si: 6 armë zjarri pistoletë “GLOCK” me numra serie të fshira, një armë zjarri pistoletë “HERSTAL” me nr. 1534 P.1 arme “BROWNING” me nr. 2205, një sasi e konsiderueshme municioni dhe aksesorësh për armë të lehta.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi Admir Tutaj, në bashkëpunim me pesë persona të tjerë kishin siguruar këto armë në tregun e zi dhe organizuan trafikimin e tyre drejt Britanisë së Madhe.

Lini një Përgjigje