TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shtator 2024, 13:22

Rrahu gjeorgjianin për pazare droge, publikohen pamjet nga momenti i plagosjes së shqiptarit në Athinë

Shkruar nga Pamfleti

Rrahu gjeorgjianin për pazare droge, publikohen pamjet nga momenti i

Është publikuar fotoja nga momenti i plagosjes së shqiptarit që u qëllua nga një shtetas gjeorgjian ditën e djeshme në Athinë.

36-vjeçari Ergert Lusha është plagosur me armë zjarri një ditë më parë në Athinë.

Nga të dhënat e deritanishme lidhur me plagosjen, rezulton se 3 shtetas shqiptarë kanë rrahur një shtetas gjeorgjian për prishje të pazareve të drogës.

Shtetasi gjeorgjian është larguar dhe më pas është kthyer i armatosur, duke hapur zjarr ndaj shqiptarëve e duke plagosur njërin prej tyre, nga Elbasani.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Kerameikou” dhe “Iasonos” në lagjen “Kerameiko” të Athinës. Shqiptari mësohet se është plagosur në këmbë dhe është transportuar në spitalin “Genimatas” të Athinës. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur 6 gëzhoja armë zjarri.

 

Lini një Përgjigje