Një 30-vjeçar nga Gjirokastra ka rënë në prangat e Policisë, pasi është kapur në kryeqytet me armë zjarri e municion luftarak në mjetin e tij tip “Audi”, të blinduar me targa gjermane.
Klaudjo Lamaj ka qenë duke qarkulluar në Tiranë me një ‘Audi’ të blinduar me targa gjermane, kur është ndaluar nga policia në rrugën ‘Bajram Curri’.
Gjatë kontrollit, 30-vjeçarit nga Gjirokastra i është gjetur në makinë një armë dhe municion luftarak.
Sipas asaj që raporton Policia bëhet e ditur se në rrugën “Bajram Curri”, blutë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin tip “Audi” me drejtues 30-vjeçarin K. L., të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale se bashku me automjetin dhe një aparat celular.
Uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 30-vjeçarit banues në Gjirokastër. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për hetim të mëtejshëm.
'Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia” për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje.
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.
Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, vihet në pranga poseduesi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me ato të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ditën e djeshme kanë siguruar informacion nga inteligjenca informative se me një automjet tip “Audi” të blinduar, me targa gjermane, qarkullonte një shtetas dyshohet i armatosur. Bazuar në këto informacione është organizuar puna për kapjen e tij dhe është finalizuar operacioni policor i koduar “Befasia”.
Në rrugën “Bajram Curri” shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin K. L., të cilit gjatë kontrollit fizik i gjetën një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale se bashku me automjetin dhe një aparat celular.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi K. L., 30 vjeç, banues në Gjirokastër, i dyshuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.', njofton policia.
Lini një Përgjigje