TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shtator 2024, 20:00

“Na mpiu era”/ Si u identifikua nga policia vëllai i kryetarit të bashkisë Poliçan, në biznesin dhe makinën e Artur Zotkaj u gjetën kanabis

Shkruar nga Pamfleti

“Na mpiu era”/ Si u identifikua nga policia vëllai i kryetarit

Marrja e gjurmëve papilare dhe bisedat e shkëmbyera mes tij dhe dy personave nën hetim çoi para përgjegjësisë Artur Zotkajn, vëllai i kryetari të bashkisë së Poliçanit Adriatik Zotkaj.

Ai u arrestua në vitin 2015 në Poliçan pasi në biznesin e tij u gjet lëndë narkotike.

Nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore është bërë këqyrja e mjetit Mercedez – Benz me targa AA 959 IS në pronësi të Artur Zotkaj në Drejtorinë e Policisë Berat dhe gjatë kontrollit janë gjetur një sasi mbetjesh të dyshuara si lëndë narkotike marihuanë me peshë 13.6 gram.

Sipas dosjes në vijim është bërë sekuestrimi dhe peshimi i lëndës narkotike të dyshuar si marihuanë, e gjetur në biznesin e Artur Zotkaj e cila ka rezultuar me një peshë të përgjithshme 19.03 kg.

Akti i ekspertimit kimik nr. 10271, dt. 23.10.2015, sipas të cilët lënda e sekuestruar në ambientet e lokalit në pronësi të vëllait të kryetarit të bashkisë Poliçan, pjesë bimësh e vendosur në qese përkatëse, është Kanabis sativa në fazën e lulëzimit.

Nga transkriptimet e përgjimeve ka rezultuar se në datën 17.09.2015 Kreshnik Hysenbelliu komunikon me Destared Allko dy të hetuarit dhe duket se kanë një njohje me Emiljanon Hysenbelli dhe se ky i fundit do të takohet me Destaredin tek karburanti.

Në datën 17.09.2015 rezulton se ka pasur komunikime ndërmjet Artur Zotkaj dhe të hetuarit Abedin Nurellari.

Sipas akteve rezulton se Artur ka qenë i shoqëruar me shtetasin Italian Fabricio dhe se Abedini i nxjerr në telefon në numrin e tij të hetuarit Emiljano, i cili thotë se “….na mpiu mendjen erë”, ndërkohë që Artur Zoktaj porosit Emiljano që “po hape njëçik ajrose”.

Në datën 17.09.2015 rezulton se Fatjon ka komunikuar me Artur Zotkaj dhe biseda ndërmjet tyre lidhet me drogën pasi konstatohet se flitet për peshim dhe pastrim dhe humbje të peshës pas pastrimit dhe konkretisht: 400.

Ti thotë Turi po hamë dynjanë, thuaj dolëm keq thuaj, ajo me pastrim e kupton apo ..ajo humbet shumë në pastrim t’i thotë ai, nga 10 kile nuk vetë as 1 kile thuaj……u çmendëm fare në pastrim, nuk ka mundësi të pastrohet…”/Ora News

 

Lini një Përgjigje