TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shtator 2024, 14:30

Rrahu gjeorgjianin për pazare droge, zbardhen detaje nga plagosja e shqiptarit në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Rrahu gjeorgjianin për pazare droge, zbardhen detaje nga plagosja e

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e shqiptarit në Athinë.

Bëhet me dije se i plagosur mbeti Ergert Lusha 36-vjeç nga Elbasani.

Nga informacionet mësohet se tre shqiptarë ka dhunuar fizikisht një shtetas gjeorgjian. Sherri mes tyre ka ndodhur për shkak të prishjeve të pazareve të drogës.

Ndërkohë shtetasi gjeorgjian ka mundur të largohet, por më pas është kthyer i armatosur dhe ka hapur zjarr ndaj shqiptarëve, duke plagosur njërin prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Kerameikou” dhe “Iasonos” në lagjen “Kerameiko” të Athinës. Shqiptari mësohet se është plagosur në këmbë dhe është transportuar në spitalin “Genimatas” të Athinës.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur 6 gëzhoja armë zjarri.

pazare droge gjeorgjian shqiptar plagosje greqi

Lini një Përgjigje