TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shtator 2024, 11:44

“Më ruajti Zoti që kam shpëtuar nga ata”/ Qëlloi me armë zjarri dy persona, lihet në burg Lul Rakaj

Shkruar nga Pamfleti

“Më ruajti Zoti që kam shpëtuar nga ata”/ Qëlloi

Gjykata ka lënë në burg Lul Rakaj, i akuzuar për plagosjen me armë zjarri të dy personave në Shkodër.

“Më ka rujt Zoti që kam shpëtuar nga ata. Më ka fal Zoti” është deklarata që ai ka bërë në gjykatë.

Avokati mbrojtës kërkoi “arrest në shtëpi”, por gjyqtari Albert Keraj caktoi “arrest me burg”, masë e kërkuar nga prokurorja, Elsa Gjeni.

“Pak ditë më parë dy personat që kam plagosur kanë goditur nipin tim duke e rrahur, vetëm 13 vjeç. Di që më kanë goditur nipin i cili më tregoi për ngjarjen e ndodhur. Unë shkova për të folur me ta dhe aty nisi debati.  Dyshova se njëri prej tyre kishte armë zjarri ndaj duke menduar se mund të më vrisnin qëllova ndaj tyre”, tha Rakaj.

Mëngjesin e së dielës, Lul Rakaj qëlloi me pistoletë dhe plagosi Besmir Çofin dhe Avenir Hasanajn, të cilët u dërguan në spitalin e Shkodrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autori u largua më pas nga vendngjarja për t’u arrestuar disa orë.

Lini një Përgjigje