
Policia italiane ka sekuestruar një ngarkese prej 93 kg kokaine të pastër, em vlerë prej 4 milionë eurosh. Droga u gjet në një apartament në Seregno.
Në pranga deri tani ka rënë një shqiptar i dyshuar, 31-vjeçar, i përfshirë në një rrjet të organizuar të dyshuar kriminal.
Ndërhyrja sipas medias italiane, u bë në një apartament në Seregno, zona e Brianza dhe u konfirmua ditën e djeshme. Operacioni nisi në kuadër të një hetimi për trafikun dhe shitjen e drogës në sheshet e provincave Monza dhe Milano.
Deri tani emri i të arrestuarit nuk është publikuar, pasi operacioni është ende në proces dhe hetimet aktive, pasi po kërkohet për drejtuesit e mundshëm të kartelit ku bënte pjesë i ndaluari.
Lini një Përgjigje