TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shtator 2024, 13:27

Ndarja nga jeta e ish-deputetit Bogdani, policia njoftim zyrtar: U gjet pa ndjenja

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja nga jeta e ish-deputetit Bogdani, policia njoftim zyrtar: U gjet pa

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ndarjen e papritur nga jeta të ish deputetit të PD, Gert Bogdani.

Sipas uniformave blu, Bogdani është gjetur pa ndjenja në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ish-deputeti Bogdani është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.

Në njoftim thuhet gjithashtu se ish deputeti demokrat ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

"Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

 

Lini një Përgjigje