Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Lezhës, ku bëhet me dije se një furgon shkolle ka shtypur një fëmijë.
Fëmija dyshohet të jetë në klasë të parë dhe është transportuar në gjendje të rëndë në spital. 7-vjeçarja mësohet se si pasojë e dëmtimeve është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ende nuk dihet dinamika e aksidentit, ndërkohë që policia dhe grupi heitmor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Lezhë, arrestuan në flagrancë për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", shtetasin P.F, 56 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij autobus që transporton nxënës shkolle, në aksin rrugor dytësor Shënkoll-Lezhë, ka aksidentuar një vajzë të mitur 6 vjeçe, e cila u transportua në Spitalin e Traumës, Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Automjeti autobus është bllokuar në Komisariat në cilësinë e provës materiale.
Drejtuesit të automjetit i është bërë dhe testi i alkoolit ku ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool (0.00 mg/l)
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Lini një Përgjigje