
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në Unazën Plepa-Shkoze në Durrës.
Si shkak i aksidentit drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vend. Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Policia tha se nuk dihet nëse ka qenë aksident apo 60-vjeçari ka pësuar infarkt. Policia deklaroi se ekspertët do përcaktojnë shkakun e vdekjes, nëse është përplasur nga ndonjë mjet apo jo.
"Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi L. Z., 64 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është rrëzuar. Si pasojë 64-vjeçari ka humbur jetën Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.
Lini një Përgjigje