TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shtator 2024, 10:44

"Hajde dil jashtë"/ Dëshmitë rrëqethëse të banorëve për dramën në Has ku humbën jetën nënë e bir

Shkruar nga Pamfleti

"Hajde dil jashtë"/ Dëshmitë rrëqethëse

Familja Lushi në Nikiloq të Hasit kanë hapur sot dyert e mortit, për 57 vjeçarin Rexh Lushi dhe Fatime Lushi që humbë jetën si pasojë e zjarrit që ra në banesën e tyre rreth orës 01:00 të 19 shtatorit.

Një bashkëfshatar i 57-vjeçarit ka thënë se nuk kishte asnjë lloj mundësie për t'i ndihmuar.

Madje tregon momentet kur bashkëshortja pasi ka dalë e ka thirrur Rexh Lushin të dalë nga banesa në flakë, por nuk ka dëgjuar zë. 

"Rexha ka jetuar këtu, ndërsa fëmijët i ka në emigrim. Edhe vëllezërit i ka në emigrim në Angli. Vetë jetonte me nusen dhe me të ëmën. Në orën 1 të natës ka dalë jashtë dhe ka lajmëruar policinë. Ka hyrë për të nxjerrë nënën nga shtëpia. Bashkëshortja ka dalë jashtë dhe e ka thirrur: Hajde dil jashtë por nuk ka dalë, ka ngelur brenda"  tregon Shkozet Bebexhia një tjetër bashkëfshatar i viktimave.

Fqinjët kanë rrëfyer momentin kur gjetën trupat e viktimave.

Rexhën e kemi gjet tu u kall akoma (duke u djegur) në kuzhinë. E kemi nxjerrë jashtë. Ishte i dëmtuar fare, i shkrirë komplet", thotë Neritan Koka një i banor i fshatit. 

Ata besojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e problemi me energjinë elekrike.

Lini një Përgjigje