TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shtator 2024, 07:59

Ngjarje tragjike në Has, shkrumbohet nga flakët banesa; ndërrojnë jetë nënë e bir

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje tragjike në Has, shkrumbohet nga flakët banesa;

Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë në fshatin Nikoliq të Hasit, ku kanë ndërruar jetë nënë e bir.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës. Raportohet se djali Rexh Lushi është futur në banesë për të shpëtuar nënën e tij, Fatime Lushi, por nuk ka mundur t’ia dalë pasi ka mbetur i bllokuar brenda.

Ndërsa bashkëshortja e viktimës, shtetasja me iniciale A. L., ka mundur të dalë nga banesa.

Trupat e pajetë të nënë e bir janë nxjerrë nga banesa pas shuarjes së flakëve.

Zjarri ka rënë rreth orës 02:00, ndërsa po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Zjarrfikësit kane gjetur vetëm trupin e Time Lushit dhe po punohet për gjetjen e djalit të saj.

"Rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. L.

Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasi R. L. dhe nëna e tij, shtetasja F. L., ndërsa bashkëshortja e shtetasit R. L., shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa.

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit."-njofton policia.

Lini një Përgjigje