TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shtator 2024, 12:14

Plagosje me thikë në një shkollë në Tiranë, 15-vjeçari godet moshatarin

Shkruar nga Pamfleti

Plagosje me thikë në një shkollë në Tiranë,

Një ngjarje e rëndë është shënuar në ambientet e një shkolle private në rrugën "Filip Shiroka” në Tiranë.

Mësohet se një 15 vjeçar, për motive të dobëta, është konfliktuar me një bashkëmoshatarin e tij, dhe gjatë konfliktit dyshohet se e ka goditur atë me mjet prerës.

I dëmtuari, pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është paraqitur për ankim në komisariat, së bashku me prindërit.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjjthshëm Tiranë në ngarkim të një të mituri 15 vjeç, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Ditën e djeshme, në ambientet e një shkolle private në rrugën "Filip Shiroka", 15-vjeçari, për motive të dobëta, është konfliktuar me një bashkëmoshatarin e tij, dhe gjatë konfliktit dyshohet se e ka goditur atë me mjet prerës.

I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është paraqitur për ankim në komisariat, së bashku me prindërit. Materialet i kaluan Prokurorisë."-njofton policia. 

Lini një Përgjigje