TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shtator 2024, 12:20

Zbërthimi i aplikacionit “Ghost”, mediat australiane zbardhin detaje: Përdorej nga një organizatë kriminale shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Zbërthimi i aplikacionit “Ghost”, mediat australiane zbardhin

Një tjetër lidhje e aplikacioni “Ghost” me Shqipërinë del pas arrestimit në Itali në kuadër të të njëjtit operacion të anëtarit të mafies italiane Giovanni Parlangeli.

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni ndërkombëtar i koordinuar nga Europol për zbërthimin e aplikacionit të kriptuar “Ghost” që çoi në dhjetëra arrestime në disa vende të botës për trafik droge, planifikim vrasjesh etj.

Mediat australiane shkruajnë se “aplikacioni “Ghost” në Australi përdorej për të koordinuar komunikimet sekrete të anëtarëve të një sindikate kriminale shqiptare”.

Konkretisht sipas mediave, një prej të arrestuarve nga Victoria, i dyshuar për trafikimin e kanabisit me vlerë 1.2 mln dollarë, rezulton lidhje e krimit të organizuar shqiptar. Ai u vu në pranga gjatë operacionit ndërkombëtar që çoi në dhjetëra arrestime në disa vende të botës përfshirë dhe Australinë.

Një tjetër lidhje e aplikacioni “Ghost” me Shqipërinë del pas arrestimit në Itali në kuadër të të njëjtit operacion të anëtarit të mafies italiane Giovanni Parlangeli. Leonardo Lando, oficer italian i ndërlidhjes së drogës në Europol, tha se individi ishte në kërkim që nga viti 2023 dhe pretendohej se kishte “një rol të madh” në Sacra Corona Unita.

“Për shkak të gjeografisë, afërsia e Shqipërisë me këtë zonë është shumë thelbësore dhe vendimtare për këtë lloj hetimi. Pra, ne shpresojmë se do të jetë vetëm një fillim për bashkëpunimin e ri të zbatimit të ligjit”, tha Lando.

Çfarë është aplikacioni "Ghost"?

Tregu për aplikacionet e bisedave të koduara po lulëzon, me WhatsApp-in që është shërbimi më i njohur dhe më popullor. Këto aplikacione kodojnë mesazhet për të parandaluar të huajt të lexojnë biseda private mes përdoruesve. Por disa veçori të shërbimit Ghost, i cili u shfaq për herë të parë në skenë në vitin 2021, e bënë atë shumë më tërheqës për kriminelët, sipas "Europol".

Përdoruesit do të blinin një telefon të personalizuar në vend që thjesht të shkarkonin një aplikacion nga një ofrues në internet.

Përdoruesit mund ta merrnin "Ghost" pa dhënë asnjë informacion personal ose një numër telefoni ekzistues, duke e bërë atë 100% anonim.

Shërbimi përdorte tre standarde të veçanta të kriptimit dhe përdoruesit mund të "vetëshkatërronin" nga distanca të gjitha mesazhet nëse, për shembull telefoni binte në duart e autoriteteve.

"Europol" tha se "Ghost" përdorte serverë "të fshehur" në Islandë dhe Francë, themeluesi i tij ishte në Australi dhe gjurma e parave çoi në Shtetet e Bashkuara.

Lini një Përgjigje