TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shtator 2024, 13:47

Pjesë e një grupi të rrezikshëm kriminal, arrestohet 35-vjeçari në Fier

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e një grupi të rrezikshëm kriminal, arrestohet

Ditën e sotme është arrestuar në Fier 35-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas policisë 35-vjeçari Laurent Bushaj është akuzuar nga Gjykata e Torinos, si pjesëtar i një grupi kriminal për shitje të lëndëve narkotike. Ndërsa pritet ekstradimi i tij në Itali.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të planit operacional policor të koduar “Para drejtësisë”, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kapën në fshatin Kashisht, shtetasin 35 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja dhe tregtimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata krimimale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej sqarohet se Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë proceduarat e ekstradimit.

Lini një Përgjigje