TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shtator 2024, 15:32

Aksident në aksin Krahës-Memaliaj, kamioni përplas automjetin; 4 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në aksin Krahës-Memaliaj, kamioni përplas automjetin; 4
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor “Krahës-Memaliaj”, ku një kamion është përplasur me një automjet tip “Volkswagen”, që drejtohej nga një 25 vjeçar polak.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur 4 persona, pasagjerët e automjetit tip “Volkswagen”, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

"Aksidenti ndodhi rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Krahës-Memaliaj”, automjeti kamion me drejtues shtetasin Gj. N. është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin polak K. K., 25 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tip “Volkswagen”, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje