Dy të rinj janë plagosur me thikë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme (19 shtator 2024) në Unazë të Re të Tiranës.
Policia në informacionin e saj paraprak thotë se ngjarja ëshfë shënuar më rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit.
Gjatë një konflikti për motive të dobëta janë plagosur dyshohet me mjete prerëse shtetasit E. D., 18 vjeç, dhe E. M., rreth 20 vjeç. Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e autorit të dyshuar' informoi sot policia e Tiranës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.
Lini një Përgjigje