TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Gusht 2024, 13:58

30 ditë burg për biznesmenin që dyshohet se vodhi 15 mijë euro në banesën e mjekut: Nuk e kam bërë unë, isha vërdallë nëpër Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

30 ditë burg për biznesmenin që dyshohet se vodhi 15 mijë

Gjykata ka caktuar 30 ditë “arrest në burg” për 38- vjeçarin Olsi Bibollari, i cili dyshohet se më 25 gusht vodhi 15 mijë euro në banesën e një mjeku të QSUT në Tiranë.

Para trupit gjykues në seancën e caktimit të masës së sigurisë në Gjykatën e Tiranës, 38- vjeçari, i cili është edhe pronar i një restoranti dhe aksioner në një bar kafe në Tiranë, ka pretenduar se nuk është autor i vjedhjes së 15 mijë eurove.

I pyetur nga gjykata nëse ka një alibi se ku ka qenë në kohën që dyshohet se është kryer grabitja, Bibollari është shprehur se nuk e mbante mend dhe duhej të kujtohej, por deklaroi se ishte nëpër Tiranë.

Prokuroria ka kërkuar masë arresti për 30 ditë, e cila u pranua nga gjykata. Po ashtu, pritet të bëhet akt-ekspertimi për të mbledhur prova të tjera hetimore që do t'i vijnë në ndihmë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

38-vjeçari Olsi Bibollari u arrestua më 29 gusht nga policia, pasi një mjek i QSUT me të cilin kishte edhe miqësi i ka dhënë 50 mijë euro borxh autorit të vjedhjes, procedurë që e kanë mbyllur me dokumentacion në noteri.

Por, pasi janë takuar doktori ka harruar çelësinë e apartamentit në makinën e Bibollarit, të cilin ky i fundit e ka marrë dhe ka shkuar në shtëpinë e mjekut, në lagjen 'Komuna e Parisit' e ka hapur dhe ka marrë 15 mijë euro.

Lini një Përgjigje