
Një sherr ka ndodhur me 3 shqiptarëve në Greqi, ku një prej tyre ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në qendër te Selanikut ku 41-vjeçari shqiptar është plagosur me thikë në shpatullën e majtë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka transportuar të plagosurin për ndihmë mjekësore, ndërkohë që ka gjetur thikën si dhe 3 gëzhoja arme zjarri.
Hetimi ka zbuluar se autorë ishin dy shqiptarë të tjerë, një 34-vjeçar dhe një 36-vjeçar. Ky i fundit rezulton person në kërkim në Greqi për trafik droge dhe kalim të paligjshëm të kufirit. Pas arrestimit të dy autorëve, policia ka ushtruar kontroll në banesën e tyre ku ka gjetur dhe sekuestruar 133.51 gram marijuanë dhe 1 celular.
Lini një Përgjigje