TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Prill 2024, 13:46

25 mln euro kokainë nga Kolumbia, fundoset grupi kriminal shqiptaro-italian; kush është 'bosi' që jepte urdhërat nga burgu

Shkruar nga Pamfleti

25 mln euro kokainë nga Kolumbia, fundoset grupi kriminal

Të dyshuarit akuzohen për nëntë episode të importimit të kokainës nga Kolumbia, Republika Domenikane dhe Panama, në një vlerë totale prej 670 kg dhe vlerë tregtare 25 milionë euro, si dhe 38 raste të posedimit dhe shitjes së drogës.

Një rrjet kokaine nga portet e Amerikës së Jugut deri në ato italiane, e cila vazhdoi për vite me radhë, pavarësisht sekuestrimeve dhe arrestimeve të shumta, u mposht sot falë një operacioni të antimafies së Italisë.

Como dhe Reggio Calabria zbatuan urdhrin arrest me burg të lëshuar nga prokurori i Gjenovës ndaj 22 personave, një me kombësi dominikane, dy me kombësi kolumbiane, shtatë me kombësi shqiptare, shkruajnë mediat italiane. 

Gjashtë nga të dyshuarit e arrestuar akuzohen si anëtarë të një bande  kriminale, që vepron që nga viti 2014 në Genova, si dhe në Panama; Kolumbi dhe Venezuelë, të cilët synonin importimin nga Amerika Latine të sasive të mëdha të kokainës.

Sipas hetuesve, banda kriminale drejtohej nga Gabriele Puleo, i cili kishte një rrjet kontaktesh me organizatat e trafikut të drogës në Amerikën e Jugut. Edhe pas arrestimit të tij, që ndodhi më 7 tetor 2015,  teksa po përpiqej të merrte një ngarkesë prej 148 kilogramësh kokainë, në bashkëpunim me të arratisurin Giuseppe Bellocco), Puleo, pavarësisht se ishte i ndaluar, komunikoi me bashkëpunëtorët e tij (mes tyre Marco Cuoco. Vincenzo Puleo) me anë të kriptofonave ose sistemeve të komunikimit të enkriptuara.

Kështu ai vazhdon të organizojë dhe financojë në emër të organizatës importimin e ngarkesave të reja të kokainës që vijnë nga Kolumbia dhe Republika Domenikane dhe me destinacion Italinë, nëpërmjet portit të Genovas, aeroporti i Parisit, aeroporti i Amsterdamit.

Pagesa e lëndës narkotike kryhej duke dorëzuar paratë e gatshme tek një ndërmjetës në Itali, i treguar nga furnitorët, i cili kujdesej për dërgimin tek ky i fundit, duke përdorur kanale jo bankare dhe duke dorëzuar faturat tek blerësit.

Të dyshuarit akuzohen për nëntë episode të importimit të kokainës nga Kolumbia, Republika Domenikane dhe Panama , në një vlerë totale prej 670 kg dhe vlerë tregtare 25 milionë euro, si dhe 38 raste  të posedimit dhe shitjes së drogës.

Të dyshuarve iu sekuestruan edhe disa armë, duke përfshirë dy modele Smith & Wesson.

Krimet janë kryer nga shtatori 2014 deri në dhjetor 2022. Hetimi u finalizuar nëpërmjet Europolit, i cili përcolli menjëherë informacionin që vinte nga hetimet e nisura nga autoritetet franceze ndaj grupeve kriminale që përdornin një sistem të koduar komunikimi të quajtur EncroChat.

Me kërkesë të DDA-së, u sekuestruan pasuritë që i atribuohen të dyshuarit Cuoco , në veçanti aksionet nominale të një kompanie, dy automjete, një llogari rrjedhëse dhe një unazë ari i bardhë me diamant. Gjatë kontrolleve u sekuestruan materiale dokumentare, pajisje informatike, armë me tehe dhe një pistoletë gjysmë automatike.

Lini një Përgjigje