TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Tetor 2025, 20:53

“21 janari”, gazetarja: Pamjet u fshinë nga serveri, policia ‘pastroi’ zonën!

Shkruar nga Pamfleti

“21 janari”, gazetarja: Pamjet u fshinë nga serveri, policia

Pasditen e sotme në dyert e SPAK u paraqit Lulzim Basha, i cili u thirr për të dëshmuar për ngjarjen ku mbetën 4 protestues të vrarë në bulevard në 21 janar të vitit 2011.

Duke folur për këtë gazetarja Etleva Delija zbuloi se mbrëmjen e 21 janarit një zonë e ngjarjes u pastrua nga policia. Sipas saj, pamjet nga serveri ishin fshirë.

U prishën një pjesë e provave atë natë. Ka pasur vetëm punonjës policie dhe ishte një zonë që po pastrohej. Pasi u bë rikëqyrja e serverit nga FBI u pa që pamjet ishin fshirë.

Nuk janë fiksuar si duhet plumbat në kangjella dhe nuk është analizuar faza e përshkallëzimit të protestës që mund të ishin përdorur plumba të tjerë. Unë kam qenë dëshmitar që njerëzit janë rrëzuar dhe nuk e kuptonin a u ra të fikët apo u vranë.

Shenjat e plumbave nuk janë fiksuar siç duhet. Gardistët qëlluan në lartësinë e njeriut.”- tha Delia.

Lini një Përgjigje