TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Tetor 2025, 16:42

I dogji makinat xhaxhait të tij, arrestohet Marius Xhepa; kush është 30-vjeçari nëna e të cilit u vra nga kunati për prona (Video)

Shkruar nga Pamfleti

I dogji makinat xhaxhait të tij, arrestohet Marius Xhepa; kush

Policia e Tiranës ka arrestuar 30-vjeçarin Marius Xhepa, i cili ishte në kërkim për djegien e dy makinave të xhaxhait të tij, Gëzim Xhepa, me të cilin kishte konflikte të hershme për çështje pronësie.

Policia bën me dije dyshohet se përveç djegies së dy automjeteve, dyshohet se ka vjedhur shuma parash dhe sende të ndryshme, në 3 banesa dhe në 1 automjet, gjatë muajve të fundit, në zona të ndryshme në Tiranë.

I arrestuari është djali i Liri Xhepës, e cila u vra nga kunati i saj në vitin 2019, po për konflikte pronësie në familje.

Ngjarja e fundit duket se është vijim i përplasjeve të gjata për pasuritë e babait, që sipas Marius Xhepës i takonin atij, por xhaxhai i kishte kaluar në pronësi të tij.

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “The pursuit”.

Autor i dyshuar i djegies së 2 automjeteve dhe i 4 vjedhjeve, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari, me precedent penal për vjedhje.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “The pursuit”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi Marius Xhepa 30 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas:

-ka djegur 2 automjete në pronësi të shtetasit G. Xh., më datë 17.03.2025, në rrugën “Hamdi Cenoymeri”, Kombinat;

-ka vjedhur shuma parash dhe sende të ndryshme, në 3 banesa dhe në 1 automjet, gjatë muajve të fundit, në zona të ndryshme në Tiranë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera kriminale që mund të ketë kryer ky shtetas."-njofton policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”-njofton policia.

Lini një Përgjigje