TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Tetor 2025, 14:46

Në kërkim për trafik droge drejt Greqisë, arrestohet 37-vjeçari në Korçë

Shkruar nga Pamfleti
Në kërkim për trafik droge drejt Greqisë, arrestohet
37-vjeçari i arrestuar

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi ishte në kërkim për “Trafikim të narkotikëve" dhe "Prodhim dhe shitje e narkotikëve".

I riu është bashkëpunëtori i 46-vjeçarit Julian Belortaja i arrestuar më 26 tetor. Ky i fundit u kap në fshatin Vishociçë, Devoll, duke transportuar 16 kilogram kanabis drejt Greqisë.

"Si rezultat i punës intensive të kryer nga strukturat e DVP Korçë, në vijim të operacionit të koduar “Cross Border”, i zhvilluar 4 ditë më parë, pas disa javësh hetime me metoda proaktive, për goditjen e veprimtarive kriminale të kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, drejt shtetit grek, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni:

D. M., 37 vjeç, të cilit Gjykata e Korçës, më datë 29.10.2025, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Nga hetimet dyshohet se shtetasi D. M. është bashkëpunonëtor i shtetasit J. B., i cili u kap në fshatin Vishociçë, Devoll, gjatë operacionit të zhvilluar 4 ditë më parë, duke transportuar 16 kg lëndë narkotike kanabis, drejt Greqisë", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje