
Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për marrëdhënie seksuale me dhunë është arrestuar në Tropojë.
Vladimir Rama, banues në fshatin Fierzë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Triestes, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.
Pas kapjes, autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë, në zbatim të marrëveshjes ndërkombëtare të bashkëpunimit në fushën penale.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Alert”, si rezultat i të cilit u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi:
Vladimir Rama, 46 vjeç, banues në fshatin Fierzë, Tropojë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Triestes, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.
Interpol Tirana do të kryejë procedurat në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali", njofton policia.
Lini një Përgjigje