TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Tetor 2025, 12:36

U kap me arsenal armësh, Eugert Sino pjesë e grupit të pronarit të "Monopol" Aurel Hoxha

Shkruar nga Pamfleti

U kap me arsenal armësh, Eugert Sino pjesë e grupit të pronarit

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i 34-vjeçarit Eugert Sino, i cili u arrestua pasi iu zbulua një furgon me arsenal armësh në qendër të Tiranës.

Burime për “Report Tv” thonë se i arrestuari ka lidhje me një personazh të kërkuar nga SPAK për vrasje dhe pastrim të parave nga trafiku i drogës, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

I riu dyshohet të jetë pjesë e grupit të Aurel Hoxhës, të cilit SPAK së fundi i sekuestroi 5 milionë euro pasuri, përfshirë lokalin “Monopol” po në rrugën “Myslym Shyri”. 34-vjeçari Sino ka qenë i punësuar si banakier nga Aurel Hoxha.

Ky i fundit është sot një nga personazhet më të kërkuar të drejtësisë, ndërsa SPAK e akuzon se porositi vrasjen e Klevis Lleshit, një nga 5 burrat e vrarë të fisit Lleshi, pas një hasmërie që nis prej vitit 2012 me vrasjen në Angli, të vëllait të Aurel Hoxhës.

I riu Eugert Sino ishte poseduesi i një arsenali armësh të zbuluara në Tiranë. Gjatë operacionit, në rrugën “Myslym Shyri” blutë ushtruan kontroll në furgonin e 34-vjeçarit ku u gjetën në total 23 armë zjarri të llojeve të ndryshme.

5 prej armëve të sekuestruara ishin snajperë dhe 1 silenciator, 15 000 fishekë, kuti me pranga dhe uniforma policie, pjesë të ndryshme armësh, pajisje për shpërthime në distancë dhe gjurmuese etj.

Më konkretisht, 12 janë pistoleta të llojeve “Beretta”, “Glock”, “Rex Delta”, “Ruger-57” dhe “Tanfoglio”; 6 armë automatike; 5 armë me tytë të gjatë (me shënjestër optike, të ngjashme me snajper); 1 silenciator; 17 krehra për armë zjarri të ndryshme; pjesë të ndryshme armësh zjarri; 15 000 fishekë; 17 kuti me pranga të ngjashme me ato që përdoren nga Policia; 12 celularë dhe pajisje që përdoren për shpërthime në distancë; pajisje elektronike gjurmuese (GPS); pajisje për bllokimin e valëve; pajisje për numërimin e kartëmonedhave; 3 komplete uniformash të ngjashme me ato të Policisë. 

Armët dyshohet se ishin planifikuar të përdoreshin në ngjarje kriminale nga një grup kriminal me bazë në Tiranë, Laç dhe Burrel. Hetuesit kanë zbuluar, përveç automjetit që u kap në zonën e "Myslym Shyrit", edhe bazën kryesore të grupit, ku mbaheshin armët, në po të njëjtën zonë në afërsi.

Lini një Përgjigje