Apeli i GJKKO ka vendosur masën arrest me burg në mungesë për Aleksandër Lahon i njohur si “Rrumi”.
Po ashtu ka lënë në burg vëllain e tij Vullnet Muça dhe Vlash Brahjan.
Para Apelit të GJKKO doli dhe Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume, për të cilin po ashtu u la ne fuqi masa arrest me burg.
Kume dyshohet si i përfshirë në rolin e vëzhguesit në vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës në bashkëpunim me Aldo Avdylin.
Ndërsa Laho është një emër i njohur për policinë, pasi më 1 nëntor 2019 mbeti i plagosur në atentatin ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoj, ngjarje e ndodhur pranë mbikalimit të Shkozetit, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku 24 vjeç.
Skema e tjetërsimit të pronave
Disa dokumente të gjetura në automjetin e ish-prokurorit Arjan Ndoja, ditën kur iu bën atentat nëntorin e vitit 2019 nën shoqërinë e Aleksandër Lahos, ndihmuan SPAK të zbardhte skemën e përvetësimit të pronave shtet në bregdetin e Durrësit.
Prokuroria e Posaçme akuzon Aleksandër Lahon (ose Rumi i Shijakut), i cili është në kërkim. Si pjesë të këtij grupi, SPAK thotë se janë edhe Vullnet Muça (vëllai i Aleksandër Lahos) ; Astrit Avdylaj alias Astrit Balliu dhe Vlash Brahja.
Anëtarët e grupit kanë falsifikuar dokumente të ndarjes së tokës në fshatrat Lalëz, Shetaj, Bizë dhe Kërtushaj të rrethit Durrës si dhe të ish Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Durrës.
Pasuritë e regjistruara në kundërshtim me ligjin, regjistroheshin në emrin e fshatarëve të fshatrave Lalëz, Draç, Bizë dhe Shetaj, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve nuk kishin dijeni se ishin pronarë të këtyre pasurive.
Lini një Përgjigje