TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Tetor 2025, 17:30

“Kam çelësin, por se dija që kishte armë në furgon”, Eugert Sino flet me emra para hetuesve

Shkruar nga Pamfleti

“Kam çelësin, por se dija që kishte armë në

Eugert Sino, i arrestuar nga policia si personi që kishte në pronësi furgonin me mbishkrimin “mirëmbajtja e rrugëve” i gjetur te “Myslym Shyri”, ku u zbulua arsenali i armëve, ka mohuar të jetë i implikuar.

Ai është shprehur para hetuesve furgoni ishte vënë në emër të tij, pasi ia kishte kërkuar një shok i tij. 34-vjeçari ka dhënë vetëm emrin e tij, pasi mbiemrin ka thënë se nuk e mbante mend.

Nuk kam lidhje me armët e gjetura në furgon. Kam çelësin e tij, por s’e dija çfarë kishte në pjesën e pasme. Këtë furgon e kam në pronësi unë, sepse ma kërkoi një shok ta vendosja në pronësinë time. Shoku quhet Bledar, shkurt i thërrasim Bledi, mbiemrin nuk ja di si e ka.”-është shprehur 34-vjeçari.

Ky emër i dhënë Sinos, është marrë me rezerva nga oficerët e policisë, pasi nga hetimet një person i tillë nuk rezulton i përfshirë.

Nga verifikimet 34-vjeçari rezulton se ka qenë banakier në lokalin Monopol Lounge në pronësi të Aurel Hoxhës të shpallur në kërkim nga SPAK si drejtues i një grupi kriminal që porositi vrasjen e Klevis Lleshit në 2020.

Policia po heton nëse dhe arsenali prej 23 armësh, mes të cilave 5 snajperë, kishte lidhje me këtë personazh, kjo edhe për faktin se furgoni qëndronte fare pranë lokalit Monopol në rrugën Myslym Shyri.

Dyshohet se furgoni prej 3-4 muajsh qëndronte i palëvizur së bashku me armët brenda tij, për të cilat në kërkim janë shpallur edhe dy persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije nga policia.

Lini një Përgjigje