
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I. Q., pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur.
Efekti është me detyrë trupë shërbimi në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit.
Arrestimi u bë pasi gjatë drejtimit të automjetit ai ka përplasur nga pas një tjetër mjet, duke shkaktuar dëmtimin e shtetases P. K., e cila u dërgua në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Testi i alkoolit tregoi se efektivi drejtonte mjetin me 0.94 mg/l alkool në frymëmarrje.
Lini një Përgjigje