TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Shkurt 2026, 11:34

18-vjeçarja u vetëplagos në hotel, zbardhet dëshmia e të dashurit: Gjendja ishte serioze, e çuam në spital

Shkruar nga Pamfleti
18-vjeçarja u vetëplagos në hotel, zbardhet dëshmia e
18-vjeçarja u vetëplagos në hotel, zbardhet dëshmia e të dashurit: Gjendja ishte serioze, e çuam në spital

Një 18-vjeçare mbeti e plagosur me armë zjarri në një dhomë të hotelit “Gjuta” në zonën e Saukut, në Tiranë, ngjarje e regjistruar më 14 shkurt. E reja ndodhej në ambientet e hotelit në pronësi të familjes së të dashurit të saj 22-vjeçar.

Erisjaldo Gjuta deklaroi se në momentin e të shtënës ka qenë jashtë me të atin. Sipas tij, sapo kanë dëgjuar zhurmën e armës janë ngjitur me shpejtësi në dhomë dhe e kanë gjetur 18-vjeçaren të plagosur. Ai ka pohuar se fillimisht kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë dhe më pas e kanë transportuar në spital, pasi kanë konstatuar gjendjen e rëndë shëndetësore.

Arma e përdorur rezulton në pronësi të 22-vjeçarit dhe deri tani nuk është gjetur. Hetimet paraprake nuk kanë evidentuar elementë që të sugjerojnë një dinamikë tjetër përveç vetëplagosjes. Sipas të dhënave të mbledhura, 18-vjeçarja ka tentuar edhe më herët të dëmtojë veten me medikamente.

Pas mbërritjes së saj në spital, policia ka verifikuar pamjet e kamerave të sigurisë dhe ka përcaktuar vendin e ngjarjes. Në vijim, autoritetet arrestuan Vladimir Gjutën, xhaxhain e 22-vjeçarit, dhe Mirvete Gjutën, nënën e tij, si bashkëpronarë të hotelit. Ata akuzohen për “Moskallëzim të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Policia shpalli në kërkim Sajmir Gjutën, 49 vjeç, babanë e 22-vjeçarit, si edhe Elvir Gjutën, 24 vjeç, kushëririn e tij, për të njëjtat vepra penale. Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

 

Lini një Përgjigje