
Një 51-vjeçar në Kamëz është arrestuar nga policia, pasi u kap me një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 ndërhynë pas informacioneve se një shtetas mbante armë zjarri në banesë. Gjatë kontrollit në apartamentin e tij në rrugën “Besim Cera”, efektivët gjetën një pistoletë dhe municion luftarak.
Autoritetet identifikuan të arrestuarin me inicialet A. P., banues në Kamëz. Ata sekuestruan armën dhe municionin si prova materiale dhe nisën procedurat për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.
"Kamëz/Finalizohet brenda 24 orësh, një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Arrestohet në flagrancë 51-vjeçari i cili i kishte të fshehur në banesën e tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Tracking”.
Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. P., 51 vjeç, banues në Kamëz.
Nga kontrolli në banesën e tij, në rrugën “Besim Cera” shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, që posedoheshin pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.
Lini një Përgjigje