TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Prill 2025, 09:35

Drogë me postë nga SHBA, arrestohet një 32-vjeçar; rasti i 5-stë brenda javës 

Shkruar nga Pamfleti

Drogë me postë nga SHBA, arrestohet një 32-vjeçar; rasti i

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Elbasan, pasi u kap në flagrancë teksa merrte një pako me lëndë narkotike të ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sasia prej rreth 4 kilogramësh Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC ishte e fshehur në një dërgesë postare dhe është vetëm një nga dy rastet e zbuluara brenda 24 orëve të fundit nga hetimet e vazhdueshme për trafikun ndërkombëtar të drogës.

Një tjetër pako, me gati 3.7 kilogramë lëndë narkotike, u bllokua në Vorë, ku personi që dyshohet se do ta merrte është shpallur në kërkim. Me këto dy goditje të fundit, shkon në pesë numri i rasteve të ngjashme të zbuluara vetëm gjatë kësaj jave në kryeqytet.

"Vijojnë intensivisht hetime dhe veprime operacionale komplekse, kundër rasteve të trafikimit nga ShBA, të Cannabisit me përqindje të lartë THC, me qëllim shitjen në Tiranë.

Në 24 orë, goditen 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale.

Sekuestrohen 3 pako me 7.7 kg Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC.
Arrestohet marrësi i njërës pako, në Elbasan.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim shtetasi që dyshohet se do të merrte pakon tjetër, në Vorë.
Shkon 5 numri i rasteve të trafikimit të Cannabisit, nga ShBA, të goditura gjatë kësaj jave, nga Policia e Tiranës.

Në total u sekuestruan rreth 10 kg Cannabis me përqindje të lartë THC dhe u identifikuan 8 shtetas të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, Komisariatin e Policisë Rinas dhe me Degën Qendra Tranzite të Postës Shqiptare, zhvilluan së fundi:
-operacionin “Dërgesa 1”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 32 vjeç, duke marrë në një degë postare në Elbasan, 2 pako me rreth 4 kg Cannabis, me përqindje të lartë THC;
-operacionin “Dërgesa 2”, gjatë të cilit u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. I., 21 vjeç, pasi dyshohet se do të merrte në një degë postare në Vorë, një pako me rreth 3.7 kg Cannabis, me përqindje të lartë THC.
Punohet për kapjen e 21-vjeçarit, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që kanë porositur lëndën narkotike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Lini një Përgjigje