
Një sherr me sende të forta raportohet se ka ndodhur në një rezidencë në Lundër.
Nga raportimet mësohet se sherri ka ndodhur te pishinat e rezidencës,ndërsa raportohet për një person të plagosur.
Sipas informacioneve disa persona me shkopinj dhe sende te forta që i kanë marrë nga bagazhi i makinës së tyre, kanë dhunuar një tjetër shtetas.
Fillimisht nuk e kanë pikasur dhe kanë hyrë edhe brenda lokalit duke e kërkuar derisa e kanë gjetur dhe e kanë dhunuar.
Të riut i janë shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup si pasojë e goditjes me sende të forta në kokë.
Në një reagim zyrtar policia ka njoftuar se sherri ka ndodhur mes disa personave të paidentifikuar. Si pasojë është dëmtuar shtetasi rreth 19 vjeç, Kristi Fufi, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.
Lini një Përgjigje