TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Prill 2025, 15:31

Përndoqi drejtorin e spitalit, Gjykata “mbyll” në shtëpi, mjeken Irini Shehu

Shkruar nga Pamfleti

Përndoqi drejtorin e spitalit, Gjykata “mbyll” në

Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Irini Shehun, ish-drejtoreshën e spitalit Rajonal të Peshkopisë, e cila dyshohet se ka përndjekur dhe kërcënuar disa persona, punonjës të këtij spitali.

Sipas policisë së Dibrës, e cila arrestoi dy ditë më parë Shehun, ish-drejtoresha ka përndjekur drejtorin aktual të Spitalit të Peshkopisë, Rruzhdi Deda, që e zëvendësoi në këtë detyrë pas shkarkimit të saj, për shkak se goditi me mjete metalike shefin e Financës të spitalit, Shaban Uklala.

Pas ngjarjes, gjykata urdhëroi që 44-vjeçarja të mos ushtrojë më detyrën si mjeke pranë spitalit, urdhër që është thyer këtë të mërkurë nga ish-drejtoresha, e cila ka shkuar në ambientet e Spitalit Rajonal të Peshkopisë dhe ka debatuar me punonjësit.

Kanë qenë pikërisht këta të fundit, që kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në ambientet e spitalit, duke prangosur 44-vjeçaren.

Pas shkarkimit nga detyra për dhunën e ushtruar ndaj punonjësit Uklala, ish-drejtoresha Shehu, e cila hetohej në gjendje të lirë, ishte denoncuar edhe nga punonjës të tjerë të spitalit për fyerje dhe kërcënime me mesazhe dhe thirrje telefonike.

Lini një Përgjigje