
Një 62-vjeçar, i cili punonte në ndërtim, ka humbur jetën pas nëj aksidenti në vendin e punës. Viktima raportohet se ka rënë nga lartësia.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Golemit. Pavarësisht se është transportuar me urgjencë në spital, 62-vjeçari ka mbërritur pa shenja jete.
Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.
Lini një Përgjigje