TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Prill 2025, 17:55

Godet me sende të forta faturisten e OSHEE, shpallet në kërkim pronari i lokalit

Shkruar nga Pamfleti

Godet me sende të forta faturisten e OSHEE, shpallet në kërkim

Një punonjëse e OSHEE është përballur me dhunë fizike, kur shkoi të lexonte matësin e energjisë elektrike në një lokal.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 të së premtes, ndërsa punonjësja e OSHEE-së ka përfunduar në spital.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit S. C., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, me datë 25.04,2025, rreth orës 13:00, dyshohet se ka goditur me sende të forta për shkak të detyrës shtetasen R. H., 37 vjeçe (punonjëse e OSHEE-s) e cila kishte shkuar për të parë sahatin e dritave në lokalin që 38-vjeçari posedon në rrugën ‘’Artan Lenja’’.

Si pasojë është dëmtuar 37-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve", njofton policia

 

Lini një Përgjigje