TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Dhjetor 2024, 16:15

Vrasje, grabitje dhe pastrim parash/ Zbulohet dokumenti i Parlamentit grek ku përmendet Irakli Davella që u vra në atentat

Shkruar nga Pamfleti

Vrasje, grabitje dhe pastrim parash/ Zbulohet dokumenti i Parlamentit grek ku

Në një dokument zyrtar të Parlamentit grek në vitin 2013, ku përmenden personazhe të përfshira në grupe kriminale të përfshira në gjobvënie, vrasje, pastrim parash etj, nënvizohet edhe emri i 47-vjeçarit nga Mesopotami i Finiqit, i vrarë sot në Athinë, Irakli Davella.

Një atentat mafioz tronditi Greqinë ditën e sotme, ku një shqiptar humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Viktima, një 47-vjeçar i identifikuar si Irakli Davella nuk ishte një emër i panjohur për autoritet greke, pasi ishte pjesë e një grupi kriminal në Greqi. Ai u qëllua me plumb në kokë, ndërsa shqiptari tjetër, Edi Lolo ka mbetur i plagosur rëndë me plagë në bark dhe kokë.

Në një dokument zyrtar të Parlamentit grek në vitin 2013, ku përmenden personazhe të përfshira në grupe kriminale të përfshira në gjobvënie, vrasje, pastrim parash etj, nënvizohet edhe emri i 47-vjeçarit nga Mesopotami i Finiqit, i vrarë sot në Athinë, Irakli Davella.

Ky i fundit rezulton të jetë një personazh kontrovers, me lidhje të forta midis Athinës, Korfuzit e Sarandës, madje edhe pronar i pasurive të paluajtshme në këto vende.

Bëhet fjalë për diskutim të partisë “SYRIZA”, mbështetur edhe me dokumente zyrtarë dhe disa të marra nga mediat greke, lidhur me veprimtarinë e njëri prej pjestarëve të këtyre grupeve kriminale.

Mes të tjerash, në dokument, pasqyrohen emrat e pjesëtarëve të disa grupeve. Konkretisht në grupin e cilësuar “B”, ku përfshihen mafiozët grekë Vasilis Grivas (vrarë në 2017), Jorgos Litsas (vrarë në 2018) dhe Manolis Karaggianis (vrarë në 2018), rezulton edhe emri i Irakli N. Davella.

Mes emrave të këtij grupi, ku janë shumë shqiptarë të tjerë, bie në sy edhe ai i Evis Shytit, një 40-vjeçar shqiptar i arrestuar si pjesëtar i një grupi gjobvënësish, i përfshirë edhe në një rast shpërthimi eksplozivi në muajin mars në Pire. Grupi ku përfshihet Davella rezulton i akuzuar për “organizatë kriminale”, “vrasje”, “tentativë vrasje”, “gjobvënie”, “grabitje”, “tentativë mashtrimi”, “pastrim parash” etj. Nuk dihet ekzaktësisht se në cilën nga këto vepra të grupit ka qenë i përfshirë 47-vjeçari shqiptar.

Bizneset e Irakli Davellës në Greqi dhe Shqipëri

Irakli Davella rezulton të ketë marrë nënshtetësi greke në vitin 2009. Ai është pronar i një lokali në zonën e Peristerit në Athinë dhe gjatë verës jepte edhe automjete me qera në ishujt grekë.

Në vitin 2006 ai rezulton të ketë regjistruar me vendim të Gjykatës së Sarandës, një biznes “Kafe-Bar-Restorant, si dhe tregëtimin e e artikujve të ndryshëm dhe ushqimor e pije alkoolike me pakicë dhe shumicë” në Delvinë, biznes i cili rezulton ende aktiv me NIPT K66424544U me qendër në Mesopotam, Bashkia Finiq.

Gjithashtu në vitin 2020 ai rezulton të ketë regjistruar biznes në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol për kultivimin e agrumeve, i cili tashmë është çregjistruar.

Vrasje, grabitje dhe pastrim parash/ Zbulohet dokumenti i Parlamentit grek kuVrasje, grabitje dhe pastrim parash/ Zbulohet dokumenti i Parlamentit grek kuVrasje, grabitje dhe pastrim parash/ Zbulohet dokumenti i Parlamentit grek ku

Vrasje, grabitje dhe pastrim parash/ Zbulohet dokumenti i Parlamentit grek kuVrasje, grabitje dhe pastrim parash/ Zbulohet dokumenti i Parlamentit grek ku

 



 

Lini një Përgjigje