TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Dhjetor 2024, 15:59

Pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, arrestohet

Policia italiane ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e Maceratas.

Një shqiptar është arrestuar, teksa hetimet po vijojnë për celulën që operon në rajon, një pjesë e të cilës u godit gjatë kësaj jave, me disa arrestime dhe sekuestrime të lëndëve narkotike kokainë dhe marijuanë.

Në kuadër të operacionit për pastrimin e qytetit nga shpërndarësit e lëndëve narkotike, që në fakt ka nisur me urdhër të autoriteteve vendore prej 11 dhjetorit, është prangosur një shqiptar me inicialet Q.F., rreth 30 vjeç, për veprën penale të trafikut të drogës.

Media e shtetit fqinj raporton se i ndaluari negocioi një dënim prej një viti e tre muaj burgim, në Gjykatën e Maceratës, të kthyer në gjykim të shkurtuar si dënim me kusht dhe më tej lirimin.

Pas marrëveshjes shqiptari është vënë në dispozicion të autoriteteve të Zyrës së Emigracionit, e cila verifikoi situatën në lidhje me rregullsinë e qëndrimit.

Pasi u vërtetua se ai kishte hyrë në Itali për arsye turistike, autorizimi për qëndrim deri në 90 ditë u hoq pas dënimit për drogë dhe njoftimit të njëkohshëm të dekretit të dëbimit të lëshuar nga Prefekti i Maceratës, me shoqërimin në kufi dhe më pas dëbim.

Lini një Përgjigje