
Gazetari Edmond Guri ka treguar detaje lidhur me atentatin ndaj dy shqiptarëve në Athinë mesditën e sotme.
Ngjarja ndodhi në një prej lagjeve më të njohura të Athinës, në qytetin Thrakomakedones, jashtë një lokali. Deri tani është konfirmuar se dy kanë qenë autorët e ngjarjes së rëndë. Një person i njohur i botës së krimit ka mbetur i vdekur, i dyti ndodhet i plagosur në spital, ndërkohë që të dy personat janë të skeduar si personazhe të botës së krimit.
Gazetari shprehet se viktima Irakli Davella nga Saranda ka qenë pjesë e një grupi të rrezikshëm kriminal i akuzuar për lëndë narkotike, pengmarrje dhe vrasje. Ai shton se ky grup ka kryer 8-9 ekzektime të grupeve rivale.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:20 të mesditës, siç duket ekzekutorët kanë pasur informacione dhe kanë qenë të përgatitur. Është vjedhur një makinë në qendër të Athinës dhe më pas janë larguar nga vendngjarja. Po punohet me shumë grupe pune dhe janë marrë pamjet e kamerave. Bëhet fjalë për mafiozë të mirëfilltë. Viktima ka fituar nënshtetësinë greke që në vitin 2009, ka një lokal në lagjen “Peristeri”.
Emri i tij ka qenë në një grup të strukturuar kriminal dhe i rrezikshëm i mafies greke, lëndë narkotike, pengmarrje, vrasje, lokalet e natës etj. Një grup që ka kryer 8-9 ekzekutime të grupeve rivale. I plagosuri është kthyer nga Dubai dhe është njeri i skeduar i botës së krimit.
Policia ka identifikuar automjetin ku është vjedhur dhe ka diktuar ndjekjen e tij. Policia nuk po jep informacione sepse personat përbëjnë rrezikshmëri të lartë”, tha gazetari për “Abc News”.
Lini një Përgjigje