TAGS-AT E JAVËS

Forum28 Dhjetor 2023, 18:47

Tallavaja shqiptare, aty ku pushtetarët shijojnë luksin dhe qytetarët luftojnë për mbijetesë

Shkruar nga Pamfleti

Tallavaja shqiptare, aty ku pushtetarët shijojnë luksin dhe

Qytetarët duket se janë irrituar me qeverinë. Në adresë të “Pamfletit” ka mbërritur një shkrim nga një qytetar, i cili i drejtohet publikisht kryeministrit Edi Rama. Ai përmend të gjitha vështirësitë me të cilët përballet çdo kush prej nesh. Qytetari me të drejtë tregon se si pushtetarët janë ata që pasurohen dhe shijojnë jetesën, ndërsa qytetarët janë ata që luftojnë për mbijetesë.

Drejtuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama

I nderuar kryeministër që vazhdon të marrësh rrogën me lekët e taksave të mia e të na qeverisësh deri në perfeksion po të kujtoj se, jemi i vetmi vend në botë:

Që mirëbesojmë të votuarit të cilët vazhdimisht edhe sikur të donin ti bënin gjërat më keq, nuk do t’ia kishin arritur kaq mirë.

Që qeveria ndalon me VKM shpërblimin në fundvit edhe pse kjo duhet të mundësohet ligjërisht nga e drejta kushtetuese, ligjet, kodi i punës, kontrata kolektive.

Që edhe pse ke 20 vjet që banon në një pallat me leje ndërtimi që nuk ekziston në hartat e ASHK- së, ASHK- ja të sorollat për më shumë se një vit dhe s’të jep një vërtetim që s’ke pronë.

Që paguan aktorë të teatrit kombëtar pa teatër kombëtar, punonjës të galerisë kombëtare të arteve pa galeri.

Që takson diplomën e dytë me 350% si taksë luksi.

Ku qeraja mujore është më e shtrenjtë se rroga minimale.

Ku më parë rriten çmimet dhe ndonjëherë edhe rrogat.

Ku kërkohen punëtorë nga India e Pakistani dhe shqiptarët punojnë për 300 mijë lekë.

Ku tallavaja financiare, shpirtërore, fukarallëku mendor vlerësohen me poste e ofiqe.

Ritaksohet shuma e pagesës së taksës së ujit me tvsh.

Blerjet online nga jashtë vendit paguajnë taksë delivering deri në 2 fishin e shumës+ doganë e tvsh.

Ku e drejta e autorit ruhet nga OJF- të.

Ku ka më shumë shoqata artistësh sesa artistë.

Ku këshilltari për arsimin zakonisht është veteriner.

Ku buxheti, administrata asnjëherë nuk e ndihmon publikun por e pengon atë.

Ku ndeshjet e kombëtares TVSH- ja ia shet Klanit dhe ti duhet të paguash për ti parë.

Ku DPT- ja të këput bashkë me pagesën edhe gjobën në të njëjtën faturë duke të privuar nga e drejta e ankimimit, kjo e drejtë humbet institucioneve me vite e harxhon kohë kot.

Ku biznesi më fitimprurës është shteti.

Ku pronari shtet paguan keq ose s’paguan fare.

Ku kryeministri vendos, fillon punimet edhe pa u vendosur fati i një marrëveshje ne kushtetuese.

Ku kryeministri zgjidh pa asnjë problem çështje të ndërlikuara ndërkombëtare po padashje harron të zgjidhë problemet e shqiptarëve.

Ku kryeministri harron që e ka detyrim moral, financiar bashkë me gjithë administratën vendore e qendrore shërbimin ndaj qytetarëve.

Ku paguhet kryeministri shik me lekët e taksapaguesve për të bërë foto nëpër botë.

Ku kryeministri pasi mbylli 4 kanale private transmetimi vetëm për veten e tij, gjeti shpëtim te podkasti në youtube ku fton shqiptarë të suksesshëm dhe përfiton mediatikisht.

Ku kryeministri flet për inteligjencën artificiale si ekspert skulpture.

Ku kryeministri bën sikur se di që me 500 mije lekë në rrogë stë del muaji as me bukë e djath.

Ku pensionistët pa remitancat do kishin vdekur.

Ku zonat rurale janë një azile e madhe dhe e vetmuar, në kushte mbijetese, e harruar nga shteti.

Ku edhe zoti do ia kishte zili kryeministrit fuqinë e pushtetit mbi çdo gjë e për çdo gjë.

Ku kryeministri merret gjithë ditën me propagandë, retorikë e nuk mban përgjegjësi për ata që i ka zgjedhur si ministra, zv/ kryeministra, drejtorë, kryetarë bashkie.

Ku qarku i mbyllur i pushtetit i shërben pak njerëzve dhe jo publikut i cili po e braktis Shqipërinë në mënyrë të frikshme.

Ku mielli kushton më shtrenjtë se në Zvicër. Ku brekëgrisurit e bëjnë plazhin publik te ujërat e zeza.

Ku nga 368 stacione plazhi në Vlorë, vetëm dy ishin publike në 2023.

Ku lungomarja, rruga e kombit e vepra të tjera me fonde publike i jepen privatit duke u paguar dy herë nga qytetarët, një herë për ndërtimin e tyre dhe herën e dytë duke paguar për të pasur akses.

Ku Agjencia e Bregdetit t’i kërkon falje se nuk i punon ëebsite.

Ku Bashkia Tiranë edhe pse ka buxhet prej qindra miliona eurosh, s’ka ëebsite.

Ku për tu regjistruar në Bibliotekën Kombëtare e për të aksesuar materialet digjitale nuk të del as një vit.

Ku MJEP- ja s’ka njoftim zyrtar për asnjë çështje ndërkombëtare, nuk i punojnë as telefonat fiks që I kanë publike.

Ku AKEP- i edhe pas 8 muajsh nuk kthen përgjigje për kërkesat e vazhdueshme dhe as e vë ujin në zjarr për të zgjidhur hallet e bartjes së numrit.

Ku parkimi në kryeqytet është më i lartë se në Montekarlo.

Ku drejtorët e vendosur nga ty ngasin makina nga 150 mije euro.

Ku kadastra digjitale me 13 000 aplikime në ditë të kthen përgjigje pas 9 muajsh, ka rënë në kolaps, ka dështuar me sukses.

Ku komisioneri për informacion i kryeministrisë për një kërkesë me 10 pika të dërgon si përgjigje një file që nuk hapet.

Ku qytetari kripet me gjoba në ajër dhe politikanët i shpëtojnë gjithmonë drejtësisë edhe në mungesë.

Ku edhe po të thirrën për të marrë pjesë, harrojnë të fusin në listë.

Ku pushtetarët ruajnë status quo- në, po të mbaj në punë- rri mirë se të hoqa.

Ku s’bën dot asgjë që të të falemi ty ose ndënjërit/ën që ke emëruar ti ose të besuarit e tu.

Ku deputetët përveç kryetarit të partisë nuk i njeh njeri.

Ku mund të aplikosh për projekte në çdo ministri, sidomos në atë të kulturës që s’ke për ti fituar kurrë, as në Bashkinë Kamëz nuk e fiton dot.

Ku më shumë kushton një I burgosur se një njeri i lirë.

Ku qëni ka mbështetje ekonomike më të madhe sesa njeriu.

Ku kryetarë/ e bashkie kanë makina qindra mijëra dollarëshe e ti s’paguan dot gomat e përdorura për Opelin e 1998- tës.

Ku nafta vazhdon të ngrihet edhe kur tregjet ndërkombtare e ulin.

Ku KLSH- ja deklaron çdo vit 1 miliard dollarë dëme e nuk dënohet njeri, e këto lekë nuk u shkojnë qytetarit.

Ku dhjetëra institucione rrinë në këmbë me VKM në pritje të projektligjeve që mbase s’do votohen kurrë.

Ku parlamenti është një rrumpallë institucionale me komisione e komisionerë deputetë qoftesh që nuk dine se çafër është ligji e jo të propozojnë ligje.

Ku për të fikur zjarrin gjithmonë vjen RENEA dhe shpërblimin marrin zjarrëfikësit që s’kanë as shkalle.

Ku për zjarrin flet ministri i brendshëm dhe thotë që ne ishim këtu, sikur s’ka bërë detyrën, këtë punë ka, të jetë aty.

Ku banorët e Astirit janë rreth 60 mijë, akoma s’kanë as një shkollë e asnjë kopsht publik.

Ku paaftësia e qeverisë nuk harxhon 30% të fondit të investimeve për 2023-shin dhe harron të indeksojë rritjen e çmimeve.

Ku harxhen miliona euro me PPP në dëm të buxhetit të vogël mujor të qytetarit dhe nuk rriten rrogat.

Ku falë reformës gjyqësore arrite në 108 mijë gjyqe të bllokuara (qëllimisht).

Ku deti i ankesave te komisioneri për të drejtën e informimit po bëhet oqean për institucionet kryesisht në varësinë tënde.

Ku asnjë institucion s’bën punën e tij dhe administrata se ka haberin për detyrimet që ka.

Ku shteti i ka lënë qytetarët në mëshirë të fatit dhe s’do ta kuptojë që e ka detyrim.

Ku burokracia shtetërore po ju ha qytetarëve kohë e para, pa ju dhënë zgjidhje.

Ku policët rrugorë paguhen për të rregulluar trafikun e jo vetëm për të të hapur rrugën ty po për të na vënë gjoba ne.

Për këtë duhet të veprosh sa më shpejt e do ta zgjidhësh herët a vonë do apo s’do, për qytetarin, për buxhetin e qytetarit, për buxhetin e atij që si del buxheti dhe e kërkon këtë buxhet në Londër, Mynih, Romë e gjektë. S’të jap dot mëndje se liderë si ty po ta kishin dëgjuar qytetarin do i kishin zgjidhur problemet, po fatkeqsisht ke humbur realitetin financiar në Shqipëri sot, ti nuk e pret rrogën.

Lini një Përgjigje