TAGS-AT E JAVËS

Forum14 Nëntor 2024, 20:38

Shndërrimi dramatik i partisë së Berishës në një OJF

Shkruar nga Ylli Pata

Shndërrimi dramatik i partisë së Berishës në një

Në realitet nuk ka asnjë ide apo plan B.

Sot PD është një forcë që merret me sentimentet e njerëzve, një grupim që në përballje televizive më shumë salmon ish-deputetët e saj se socialistët.

Partia Demokratike e Sali Berishës nuk është gjë tjetër veçse një OJF. Një grupim qytetar apo edhe jo qytetar por që nuk ka nj alternativë. Thjesht reagon. Tani është në rend dite buxheti i shtetit, rend që ka qenë edhe vitet paraardhëse por nuk se ka pasur një qëndrim. Sepse në thelb nuk ka ndonjë ide apo institute që diskuton idetë opozitarë në fushën e buxhetit, e le ta lëmë SPAK në shenjtin e tij.

Çfarë mendon opozita për buxhetin përveç konstatimit normal të anomalive dhe kritikave, që janë legjitime? Nuk mendon asgjë, pasi mbetet te konstatimi. Shumë mirë kjo fazë po si e ka idenë, idenë apo projektin?

Në realitet nuk ka asnjë ide apo plan B. E vetmja ide që ngjan tashmë si supë e ri ngrohur është taksa e sheshte që është një element fiskal putinist tashmë, ndërkohë që projektet e tjera janë të pafundme po askush nuk jep një model, një ide të sjellë si koncept politik.

Kjo vjen pasi PD e Sali Berishës nuk është një parti ku normalisht ka departamente ku përgatiten ekipet e qeverisjes. Ka thjesht shtabe reaksioni e aksioni për të folur e mbrojtur banorin e katit të tetë. Është një veprim legjitim, normal, e madje edhe fisnik nëse bëhet nga njerëz që e duan doktorin, por nuk është parti politike.

Madje skandali më i madh i deputetëve që ju atashuan Berishës në këtë mision pasi e bënë pilaf edhe me shkopinj bejsbolli, është se ata nuk i sollën foltores një ide ndryshe, madje edhe kontroverse përveç marrëveshjes së sistemimit të tyre.

Në thelb, PD e Berishës ka shumë gjëra më pak se OJF-të që sjellin në publik një reaksion ndaj një vendimi apo zhvillimi qeveritar. Shembulli më i qartë ishin zgjedhjet lokale ku edhe kandidatët humbës nuk patën një individualitet pasi kishin në shenjë doktorin. Të vetmit që nuk e patën këtë, si në Pukë, Fushë-Arrës apo Memaliaj që patën një profil personal fituan. Sepse ishin parti jo OJF.

Lini një Përgjigje