Dhe për çdo degradim apo degjenerim përkeqësim të rendit, rritjes së kriminalitetit, përgjegjësia publike politike rëndon vetëm mbi qeverinë.
U habita shumë me këto rezultatet e vlerësimit të konkurrentëve për drejtorë rajonal të policisë së Shtetit.
Shyqyr që nuk paska konkurruar edhe Muhamet Rrumbullaku se mund te kishte ngelur nga ky “komision” i përbëre nga vartësit e tij.
Komisioni i përbërë nga Neritan Nallbati kryetar, që si profesion të parë ka mësuesin pastaj Meti, Tonini, Xhovalini, Niko e të tjerë i kanë dhënë mësim në akademinë e rendit.
Pellumb Seferi anëtar që ka mbaruar për karabinier(ushtar) ne Itali dhe Sajmir Boshnjaku që ka mbaruar për këmbësori në shkollën e bashkuar. Janë një komision që vetëm me profesionin e mirëfilltë policor nuk kanë asnjë lidhje.
Nuk kam lënë gjë pa thënë për disa ish-Sigurimsa si Tonin Voci, Xhovalin Loka, Fatmir Hoxha etj për mënyrën se si kane vegjetuar nëpër poste drejtuese në polici me çdo qeveri duke lëpirë këpucët e çdo pushteti, por nuk mund ta besoj kurrë që Tonini që ju ka dhënë mësim dhe ka “edukuar” kontrolluar e komanduar pothuajse të gjithë “elitën” fituese të jetë kaq i pa përgatitur dhe të marrë 72 pikë ose 20 pikë më pak se vendi i pare.
Do ishte shumë më e ndershme që të thuhej troç që do vendosim drejtorë nëpër qarqe apo drejtorin e përgjithshme ata oficerë policie që kanë mbështetjen dhe besimin politik të qeverisë sepse ne fund të fundit rendi dhe siguria publike është direkt përgjegjësi e qeverisë dhe një nga pikat kyçe të programeve elektorale të forcave politike kryesore që aspirojnë pushtetin.
Dhe për çdo degradim apo degjenerim përkeqësim të rendit, rritjes se kriminalitetit përgjegjësia publike politike rëndon vetëm mbi qeverinë. Kjo hipokrizia se demek Drejtori i Përgjithshëm i Policisë “zgjidhet” nga një komision leshi që përbëhet nga vartës dhe të emëruar nga vetë Kryeministri dhe që drejtorët e qarqeve dhe në drejtori “ zgjidhen” nga një komision leshi qe emërohet nga Drejtori i Përgjithshëm, është një hipokrizi dhe mashtrim ordiner leshi për syleshë që mendojnë se po bëhet “garë”.
Pale kur shoh komisionin tjetër me Ervina Gjanen që ka mbaruar inxhinieri, Alma Permetin një burokrate në drejtorinë e përgjithshme dhe Anisa Duçkollari që ka rreth një vit drejtoreshë personeli që do të “ testojnë” 290 oficerë policie për 48 vende shefa komisariati, më vjen keq për talljen që ju bëhet mbi 15 punonjësve të Policisë së Shtetit që në fakt janë përdorur keq nga politika 34-vjeçare.
Na i kurseni këto konkurse dacibau të pështira dhe hipokrite dhe emëroni shpejt drejtorët e qarqeve dhe ne drejtorinë e përgjithshme kë mendoni apo keni besim politikisht e mos na hapni barkun me pikë pykash e konkurse fallco se nuk ka gomar që argaliset arave të besoj gomarlliqet e gomerevë komisionerëve tuaj.
A keni këllqe të qëroni nga Policia e Shtetit ish sigurimsat e regjimit diktatorial?
E keni kurajon të mos emëroni dhe promovoni si drejtues policie individë kalbësira që i shërbejnë grupeve kriminale dhe dalin ne përgjime në telefonat ECRO, Sky, BQ etj??
Pallavrat e konkurseve nuk i beson askush madje as vetë konkurruesit “ fitues” apo humbës e ju garantoj që as vetë komisioni nuk beson në piket që ju ka dhëne pykave me porosi të qypave ne qeveri e parti.
1- Vilson Bala - 91.00 pikë
2- Elidon Çela - 87.33 pikë
3- Elton Alushi - 85.33 pikë
4- Fatmir Lleshaj - 82.33 pikë
5- Fatmir Hoxha- 79.67 pikë
6- Luigj Vathi- 78.67 pikë
7- Gentian Berberi- 78.00 pikë
8- Altin Mena- 77.00 pikë
9- Altin Merizaj- 76.00 pikë
10- Erion Ahmeti- 75.00 pikë
11- Artion Duka- 74.00 pikë
12- Gazment Shehu- 73.00 pikë
13- Gjovalin Loka- 72.00 pikë
14- Tonin Vocaj- 72.00 pikë
15- Skënder Hita- 71.00 pikë
16- Lorenc Panganika- 66.00 pikë
17- Ndue Doçi- 66.00 pikë
18- Niko Brahimaj- 66.00 pikë
19- Adriatik Tafçiu- 65.00 pikë
20- Erzen Cera- 65.00 pikë
21- Shkëlzen Rexhepi- 65.00 pikë
22- Alket Shatro- 64.00 pikë
23- Altin Qato- 63.00 pikë
24- Ermal Muçaj- 62.00 pikë
25- Artan Bajraktari- 61.00 pikë
26- Lorenc Meta- 61.00 pikë
27- Luan Mema- 60.00 pikë
28- Ardit Elmazi- 59.00 pikë
29- Alfred Nomani- 58.00 pikë
30- Bedri Hasanaj- 58.00 pikë
31- Kujtim Gjoka- 58.00 pikë
32- Sulë Cara- 58.00 pikë
33- Dritan Lena- 54.00 pikë
34- Sokol Cana- 54.00 pikë
35- Islor Islami- 50.00 pikë
36- Alfred Elezi- 48.00 pikë
37- Akil Kalo- 47.00 pikë
38- Izet Hysa- 32.32 pikë
Lini një Përgjigje