TAGS-AT E JAVËS

Forum13 Nëntor 2024, 19:36

Rritje pagash, rritje pensionesh... zhurmë e madhe, propagandë e madhe

Shkruar nga Jorida Tabaku

Rritje pagash, rritje pensionesh... zhurmë e madhe, propagandë e madhe

Ekonomia shqiptare duhet të prodhojë për të gjithë, duhet të rritet për të gjithë dhe ky buxhet nuk sjell asnjë ndryshim në këtë kuptim...

Zhurmë e madhe, propagandë e madhe, rritje pagash, pensionesh, një realitet tjetër paralel që asnjë nga qytetarët shqiptarë nuk e prek.

Fakti është që sot çmimet janë rritur 60% dhe kjo rritje 60% dëmton më shumë pensionistët të cilët nuk kanë pasur rritje pensioni në 12 vitet e shkuara, rritje prej 1% në vit nuk i plotëson nevojat minimale të jetesës jo më rritjen me 60% të çmimeve, ndikon më shumë tek shtresa sociale, ndikon më shumë tek ata që janë më të varfër.

Ky model ekonomik që rritjen ekonomike e çon tek një grup i vogël, tek një pakicë që merr sot kontratat publike, duhet të ndryshojë. Ky model ekonomik që të gjithë rritjen e çmimeve ja ngarkon shtresave më të varfra dhe më në nevojë duhet të ndryshojë.

Ekonomia shqiptare duhet të prodhojë për të gjithë, duhet të rritet për të gjithë dhe ky buxhet nuk sjell asnjë ndryshim në këtë kuptim.

Nuk ka më shumë prioritete të vendosura as për pensionistët, as për bujqësinë, as për arsimin, as për shëndetësinë. Është e njëjta formulë siç ka qenë vitet e shkuara e askush nuk mund të presë që ndryshimi të vijë nga ky buxhet dhe as nga asnjë buxhet tjetër socialist. Ashtu siç ka ndodhur për 12 vite me radhë, nuk ka ardhur ndryshimi prej tyre. Ne këtë duhet të ndryshojmë, modelin ekonomik, qeverisjen, sistemin i cili favorizon më shumë pakicën.

Lini një Përgjigje