TAGS-AT E JAVËS

Forum14 Nëntor 2024, 07:47

Politika agrare e Shqipërisë përballë vendeve të BE dhe Ballkanit!

Shkruar nga Enea Janko

Politika agrare e Shqipërisë përballë vendeve të BE dhe

Për të kuptuar çfarë është mbështetja buxhetore prej 45 milion euro dhe sa e përgjegjshme është qeveria shqiptare në politikat agrare që po zbaton në Shqipëri, po paraqes disa nga politikat buxhetore bujqësore që janë duke zbatuar qeveritë e disa prej vendeve të rajonit dhe të BE nga ku importohen kryesisht produktet që vijnë në Shqipëri.

Ndërsa bujqit dhe blektorët e Shqipërisë përpëliten për të mbijetuar nga rritja e kostove të prodhimit, nga mungesa e fuqisë punëtore që po e braktisë përditë e më shumë fshatin për të emigruar jashtë vendit, nga ulja e kërkesës për prodhimet shqiptare për shkak të politikave diskriminuese fiskale, nga konkurenca e pandershme e produkteve të importit, si edhe vështirësi të tjera të shumta, drejtuesit e qeverisë shqiptare, vazhdojnë të krenohen se në buxhetin e shtetit për vitin 2025 kanë planifikuar plot 4.4 miliard lekë apo 45 milion euro për të ndihmuar fermerët!!

Kjo lloj politike që propagandon se gjoja bujqësia, blektoria dhe fermerët shqiptarë janë prioriteti i prioriteteve, kur në të vërtetë po i diskriminon ata haptas, duke i lënë pa mbështetje në mëshirë të fatit në kushtet e mbijetesës, është jo vetëm politikë dashakeqe ndaj fermerëve, por edhe ndaj të gjithë qytetarëve konsumatorë shqiptar që po detyrohen të blejnë në një masë të madhe me çmime shumë të larta produktet e importuara nga vendet e tjera.

Për të kuptuar çfarë është mbështetja buxhetore prej 45 milion euro dhe sa e përgjegjshme është qeveria shqiptare në politikat agrare që po zbaton në Shqipëri, po paraqes disa nga politikat buxhetore bujqësore që janë duke zbatuar qeveritë e disa prej vendeve të rajonit dhe të BE nga ku importohen kryesisht produktet që vijnë në Shqipëri.

1. Qeveria e Kosovës me nje buxhet shtetëror sa 40 % e buxhetit të qeverisë Shqiptare, gjatë vitit 2024 ka dhënë rreth 80 milionë euro subvencione për fermerët kosovarë, ndërsa në buxhetin e shtetit për vitin 2025 ka planifikuar që të japë mbi 100 milion euro. Kontributi i bujqësisë në GDP e Kosovës është rreth 7.78 %.

2. Qeveria e Maqedonisë së Veriut me një buxhet më të vogël se ai i qeverisë Shqiptare prej shumë vitesh ka dhënë mbi 120 milion euro në vit subvencione direkte për fermerët, pa llogaritur këtu programet financiare të huaja si IPARD apo të tjerë. Dhe kjo lloj politike ka bërë që eksportet e produkteve bujqësore dhe ushqimore nga Maqedonia të jenë pothuajse dy herë më të larta sesa ato të Shqipërisë, ndërkohë që deficiti tregtar i tyre të jetë dy herë më i ulët sesa e ka Shqipëria. Kontributi i bujqësisë në GDP e Maqedonisë së Veriut është vetëm 7 %.

3. Qeveria e Serbisë po e mbyll vitin 2024 duke dhënë rreth 105.7 miliard dinar ose 900 milion euro subvencione direkte për fermerët, ndërsa për shkak të protestave dhe presionit shumë të madh nga fermerët, planifikon që t’i rrisë ato duke i çuar mbi 1 miliard euro në vitin 2025, pa përfshirë këtu të ardhurat nga programet financiare të huaja si programi IPARD apo programe të tjera. Ndërkohë që kontributi i bujqësisë në GDP e Serbisë është rreth 5.2 %, ndërsa shpenzimet e buxhetit për vitin 2024 parashikohen rreth 18.5 miliard euro ose 2.4 herë më të mëdha se shpenzimet e buxhetit të qeverisë shqiptare.

4. Qeveria e Greqisë në kuadrin e Planit Strategjik 2023-2027 të Politikave Agrare të Përbashkëta të Bashkimit Europian siç mund të shikohet edhe në tabelën bashkëngjitur, ka një buxhet 4 vjeçar prej 17.28 miliard euro kryesisht për të mbuluar subvencionet direkte ndaj fermerëve, si edhe për të mbeshtetur fermat e vogla dhe te mesme, per te stimuluar prodhimet organike, si edhe per te mbështetur fermerët e rinj. Pra mesatarisht Greqia u jep fermerëve rreth 4.5 miliard euro në 1 vit, ndërkohë që bujqësia zë rreth 3.8 % të GDP totale të ekonomisë greke.

5. Qeveria e Italisë në kuadrin e Planit Strategjik 4 vjeçar të Politikave Agrare të Përbashkëta të BE, u shpërndan fermerëve si pagesa direkte, por edhe për stimulimin e fermave organike dhe për mbështetjen e fermerëve të rinj, rreth 36.6 miliard euro për 4 vjet ose mbi 9 miliard euro në 1 vit. Bujqësia kontribuon vetëm me 2 % të prodhimit të brendshëm bruto total të Italisë.

Shifrat e mësipërme flasin qartë sesa seriozisht i zbatojnë politikat bujqësore qeveritëe vendeve të tjera dhe me sa përgjegjshmëri e trajtojnë mbështetjen e fermerëve të vendeve të tyre, nga të cilët varet në fakt ushqimi i përditshëm i qytetarëve.

Përballë kësaj panorame që paraqitem më sipër mund ta kuptojmë më mirë sesa pa mbështetje dhe të diskriminuar janë fermerët shqiptarë dhe sesa qesharake është politika agrare e qeverisë shqiptare, e cila duke mos mbështetur fermerët e vendit nuk po bën gjë tjetër veçse po stimulon me të gjitha mënyrat importin e produkteve të huaja dhe po shkatërron prodhimet shqiptare!

Pa u krahasuar me vende të tilla si Italia dhe Greqia ku megjithëse bujqësia zë një vend të vogël në ekonominë e tyre duke u llogaritur në 2 % dhe 3.8 % të prodhimit të brendshëm bruto, ato u japin fermerëve si subvencione direkte miliarda euro në vit, por të paktën Shqipëria duhet të krahasohej me vendet e tjera të rajonit të ballkanit duke dhënë për fermerët shqiptarë afërsisht të njëjten mbeshtetje financiare megjithëse kontributi i ekonomisë agrare në Shqipëri është rreth 20 % e GDP, pra gati 3 - 4 herë më i lartë sesa në vendet e rajonit.

politika agrare shqiperi be ballkan

Lini një Përgjigje