TAGS-AT E JAVËS

Forum 3 Shkurt 2026, 19:55

PD, si “veglat” e dashit në muajin korrik kur i zë vapa!

Shkruar nga Myslim Murrizi
PD, si “veglat” e dashit në muajin korrik kur i zë vapa!
Myslim Murrizi

PD duhet të luftojë fort edhe për reformën zgjedhore dhe të pranojë hapur që pazari i prillit 2008 i ka shkaktuar një dëm të madh demokracisë nëpërmjet votës dhe ka sjellë pabarazi në vota për mandat, duke bërë që prej 5 palë zgjedhjesh nga viti 2009 të kemi deputetë pa votat e qytetarëve dhe në zgjedhjet e 11 majit dy palë deputetë: 100 të emëruar dhe 40 të zgjedhur me votë.

PD nuk duhet të braktisë asnjë komision dhe duhet ta harrojë njëherë e mirë bojkotin!

PD nuk duhet të bëhet qesharake me qëndrimet e saj delirante dhe jo koherente, duke deklaruar një ditë bojkot e një ditë pjesëmarrje, sepse kjo e dëmton shumë dhe e kthen në një forcë politike jo serioze, duke u “lëkundur” si “veglat” e dashit në muajin korrik kur i zë vapa.

Reforma territoriale është në interes të qytetarëve dhe në komision duhet shkuar me shifra dhe fakte, ku prej 10 vitesh kjo reformë që u bë në mënyrë të njëanshme nga PS në 2015 ka dështuar totalisht, duke i shndërruar bashkitë në institucione ku punësohen patronazhistë dhe ku qytetarët nuk kanë asnjë mundësi për të adresuar apo zgjidhur qoftë edhe një hall të thjeshtë jetik, për të riparuar një çati apo një dritare.

Nga 46 000 punonjës që kishte i gjithë pushteti lokal deri në 2015, me 340 komuna dhe 60 bashki, pas kësaj “reforme” sot numri i të punësuarve në të gjitha bashkitë është 100 000 patronazhistë, ose mbi dy herë më shumë se ishte.

Në reformën territoriale duhet patjetër të shihen edhe mënyrat e zgjedhjes së këshilltarëve dhe të administratorëve, që çdo njësi administrative ta zgjedhë vetë administratorin, për të respektuar sovranitetin e votës dhe pluralizmin politik në pushtetin lokal.

PD duhet të luftojë fort edhe për reformën zgjedhore dhe të pranojë hapur që pazari i prillit 2008 i ka shkaktuar një dëm të madh demokracisë nëpërmjet votës dhe ka sjellë pabarazi në vota për mandat, duke bërë që prej 5 palë zgjedhjesh nga viti 2009 të kemi deputetë pa votat e qytetarëve dhe në zgjedhjet e 11 majit dy palë deputetë: 100 të emëruar dhe 40 të zgjedhur me votë.

Demokracia, edhe kjo bastarde si e jona, funksionon me pjesëmarrje dhe betejë me kundërshtarin politik me çdo mjet dhe në të gjitha frontet, jo me bojkot e braktisje sezonale e pastaj bashkon votat me PS për interesa të pista, siç ka ndodhur jo pak herë nga viti 2021 e siç ndodhi për kodin zgjedhor të ndyrë në korrik 2024, për interesa të pista të një grushti vemjesh politikë.

myslim murrizi pd

Lini një Përgjigje